Njofton Policia: 7-vjeçarja që vdiq në Durrës është nga Podujeva

  • 27 August 2019 - 16:21
Njofton Policia: 7-vjeçarja që vdiq në Durrës është nga Podujeva

Një vajza 7-vjecare nga Kosova sot gjatë ditës ka vdekur në spital të Durrësit.

Policia e Durrësit ka njoftuar se një vajzë shtatë vjeçe nga Podujeva, e cila ka rrezikuar të mbytej në det, është dërguar në spitalin e qytetit.

Vajza nuk ka arritur të mbijtojë, duke vdekur në qendrën spitalore.

 “Më datë 27.08.2019, rreth orës 13:40, ka mbërritur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)