Publikohen pamjet: ‘Fytyra i thotë të gjitha’, ja veprimi i papritur i Agim Veliut me Vjosa Osmanin

  • 27 August 2019 - 17:56
Publikohen pamjet: ‘Fytyra i thotë të gjitha’, ja veprimi i papritur i Agim Veliut me Vjosa Osmanin

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre nga radhët e kësaj partie.

Ndërkohë, kur shumica e sallës ku po mbahej mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ishin në disponim të mirë, dikujt sikur nuk po i pëlqente kjo.

Nënkryetari i parë i kësaj partie, Agim Veliu dukej mjaft i pakënaqur dhe jo-entuziast për kandidimin e bashkëpartiakes së tij për kryeministre të vendit.

Ai në videon e faqes zyrtare të LDK-së, shfaqet mjaft i ftohtë dhe madje nuk ia zgjatë dorën fare Vjosa Osmanit për ta uruar, gjë që e bënë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nënkryetari Lutfi Haziri e sekretari Ismet Beqiri.

 
Votimi në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, 27 gusht 2019

Faleminderit për besimin e dhënë! #FITORE

Posted by Vjosa R. Osmani on Tuesday, August 27, 2019

(Kosova Sot Online)