Fëmija disa muajsh mbetet në veturë, babai detyrohet ta thyej xhamin

  • 27 August 2019 - 17:59
Fëmija disa muajsh mbetet në veturë, babai detyrohet ta thyej xhamin

Një fëmijë disa muajsh ka mbetur i mbyllur në veturë. Rasti ka ndodhur sot, në Prishtinë te rruga C.

Siç shihet në këto pamje të siguruara, fëmija ka mbetur i kyçur brenda veturës.

Familjarët tentojnë të hapin derën e përparme të veturës, por, pasi nuk arrijnë të hapin për ta nxjerr fëmijën, ata detyrohen ta thyejnë me mjet të fortë xhamin.

Tek pas këtij veprimi, ata arrijnë të hapin derën e kyçur, ku fëmija kishte mbetur i mbyllur.

(Kosova Sot Online)