Shqiptari 27 vjeçar gjendet i vrarë me armë zjarri brenda makinës. Detajet e para për ngjarjen e rëndë

  • 27 August 2019 - 20:40
Shqiptari 27 vjeçar gjendet i vrarë me armë zjarri brenda makinës. Detajet e para për ngjarjen e rëndë

Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur brenda makinës së tij, vdekje e cila dyshohet të ketë ardhur nga një armë zjarri.

Ngjarja që ndodh në rrugën që lidh Ugento me Casarano është ende mister, ndërsa trupi i pajetë i përket 27 vjeçarit Serxhio Veizi.

Ai u gjet në bordin e makinës së tij “Volkswagen Polo”, gri i parkuar përbri rrugës. Pranë trupit të shtrirë në sediljen e pasagjerit, i mbuluar nga gjaku, ishte edhe arma. 

A është një vetëvrasje apo një vrasje? Ende nuk mund të sqarohet për momentin, ndërsa agjentët e policisë së Komisariatit Taurisano, janë duke hetuar për të zbardhur ngjarjen.

Mediat lokale italiane shkruajnë se i riu jetonte në Provincën e Barit dhe ende nuk mund të thuhet nëse ai ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes apo nëse dikush e ka vrarë atë. Ai ka pasur precedentë penalë në të shkuarën që lidhet me botën e drogës.

(Kosova Sot Online)