I dërgon aksidentalisht foto të gjoksit zhveshur shitësit, por ajo që ndodhi pastaj...

  • 27 August 2019 - 20:45
I dërgon aksidentalisht foto të gjoksit zhveshur shitësit, por ajo që ndodhi pastaj...

Një 27-vjeçare i ka dërguar aksidentalisht disa foto të gjoksit një shitësi automjetesh në rrjetin social Facebook. Serenna Derosa, 27 vjeç, kontaktoi shitësin për një Audi A3 që ai kishte publikuar dhe e pyeti nëse makina ishte ende e lirë.

Por disa minuta më vonë ajo kontrolloi telefonin e saj dhe pa se ajo i kishte dërguar foto nudo të vetes. Por sipas saj, fajin e ka pasur kotelja, pasi ka shtypur ekranin e saj të hapur dhe i ka nisur fotot.

Serenna, nga Derby, Britani u ndje shumë e turpëruar nga veprimi i koteles së saj. 

“Kur e kuptova se çfarë kishte bërë kotelja ime, isha: O Zot, çfarë paskam bërë, nuk dija si të veproja. Më vinte shumë turp. Ju betohem që nuk isha unë, ishte Angel, kotelja ime, 5 muajshe. E vendosa telefonin në krevat dhe shkova të marr një filxhan çaj, kur erdha, ç’të shikoja”, ka thënë 27-vjeçarja.

Kotelja, ka dërguar 3 fotografi, njëra me gjoksin e zhveshur, njëra pas operacionit për zmadhimin e gjoksit dhe një foto tjetër nga dikush që ka pasur probleme me gjoksin.

“Unë nuk dija çfarë të bëja dhe u përpoqa t’i fshija, por më lejonte t’i fshija vetëm për vete. Ai e hapi mesazhin dhe e pa atë, por nuk tha asgjë”.

Pas fotove shitësi i automjeteve nuk ju përgjigj pyetjes së saj. Ajo ka nisur kërkimet në agjenci të tjera në mënyrë që të blejë makinën që dëshiron.

(Kosova Sot Online)