Njeriu që pa vdekjen e shumë personave në liqenin e Batllavës

  • 27 August 2019 - 21:30
Njeriu që pa vdekjen e shumë personave në liqenin e Batllavës

Në Liqenin e Bakllavës raste si të 57-vjecarit ndodhin pothuajse çdo vit.  Për vdekjen e disa personave, dëshmitarë shpesh herë kanë qenë banorët e kësaj zone.  Kronika në vazhdim, do të iu sjellë rrëfime për misterin e Batllavës. Isak Zeka ka treguar se si njerëzit historikisht kanë humbur jetën në liqenin e Batllavës 
 

Shumë persona vijnë për t’u freskuar në këtë liqe.

Por duket se shumë prej tyre më nuk dalin nga aty.

Bëhet fjalë për Liqenin e Batllavës, liqe ky i cili i morri jetën shumë personave.

Isak Zeka, banor i Batllavës mban mend shumë histori tragjike me këtë liqe.

 ‘’Une ktu jetoj qe 50 vjet, nuk shkojnë dy vjet e treta pa e honger njo.  Vetëm gjate këtyre 50 viteve. Ka kogja shume raste, nashta 15 po.  Po mas shumti kur vijnë me automobila, vijnë te ndjersitur prej automobilit ne uje aj jete’’

Zeka tregon edhe për një rast qe ndodhi para dy viteve.

 ‘’Ka mete para dy vjete nje djalë 18 vjecar ktu, u dale prej keri u hi ne uje i zhegitshim qata qe e kom pa vete’’.

Përpos këtyre incidenteve, Zeka ndau një histori të pazakontë.

Ai tregoi  se kishte  raste ku disa persona qëllimisht kishin hyrë në liqe për ti dhënë fund jetës së tyre.

 “Këto janë motër që vijnë edhe mbyten vet pleqtë, ka ndodhe edhe ajo pune, vet vijnë prej shpije vetëm mu myt. Prej kushteve a prej çka unë nuk e di.

Para 2 viteve, është guri i personit me emër mbiemër ka ardhe prej Prishtine, me autobus, ka zbrite ka hy ne ujë edhe u mbyt’’.

E Zeka kujton me dhimbje edhe një rast tjetër.

Këtë herë bëhej fjalë për një familjare të tij, e cila kishte humbur jetën në këtë liqe.

“Ne nje hotel ka punu qysh ka ardhe puna asaj nuk e di; Vec nuk e di qysh kia ndodhe eshte myt, faji i kujt është nuk e di”

Ani pse në këtë liqe ka hapësira të mëdha ndër  ujë, Zeka nuk mendon se kjo është arsyeja pse po ndodhin këto raste.

 ‘’Këtu përpara ka do puse bunarë, por nuk është ajo, por asnjë afër bunarëve nuk është mbytë, por mendimi im është qe janë vec te ndjersur po dalin prej udheedhe del gjuhet aty’’

I shqetësuar nga rastet e fundit, Zeka kërkoi që në këtë liqe të angazhohen zhytës, ndryshe ky fenomen mund të vazhdojnë edhe në vitet në vijim.

(Kosova Sot Online)