Liburn Aliu: Koalicioni do siguronte fitoren dhe do dërgonte PAN’in në opozitë

  • 27 August 2019 - 21:45
Liburn Aliu: Koalicioni do siguronte fitoren dhe do dërgonte PAN’in në opozitë

Anëtari i Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Liburn Aliu  ka folur edhe për ndikim që do kishte një koalicion VV-LDK në skenën politike në Kosovë.

“Koalicioni do siguronte fitoren”, ka thënë Aliu.

“Në momentin e parë që pamë që nuk mund të ndodhë një koalicion me LDK’në, aktivistët patën entuziazëm që të shkojmë vetë pasi do i mundnim të gjithë. Por si anëtar i kryesisë ndjej përgjegjësi që të shkojmë në koalicion dhe të dërgojmë në opozitë PAN’in”

“Një kryeministër tjetër si Ramushi apo ndoshta Kadrija do ishte katastrof për vendin. Ndjej obligim që të lidhim një koalicion për të mirën e qytetarit”.

(Kosova Sot Online)