Aliu tregon se kush ka qenë pengesa kryesore në arritjen e një koalicioni VV-LDK

  • 27 August 2019 - 22:07
Aliu tregon se kush ka qenë pengesa kryesore në arritjen e një koalicioni VV-LDK

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka folur edhe për një figurë kyçe në partinë LDK që ka qenë pengesa kryesore në arritjen e një marrëveshje për koalicion mes këtyre dy subjekteve.

“Lutfi Haziri ka qenë pengesë në arritjen e një koalicioni. Ka qenë pesha e tij brenda partisë që ka qenë një pengesë e madhe në përafrimin mes dy partive që një kohë të gjatë. Ne kemi qenë të hapur që të arrijmë kompromis dhe të lëshojmë pe. Por që të lëshojmë pe në planprogramin tonë për shkak të Lutfi Hazirit është e papranueshme”, ka thënë deputeti në legjislaturën e fundit në Kuvend nga radhët e Vetëvendosjes.

“Kemi bërë hapa të përbashkët sa kemi qenë në opozitë dhe kemi krijuar kushte për t’u afruar”

Vlen të përmendet se Haziri tani ka marrë barrën e partisë së tij për fushatën parazgjedhore.

(Kosova Sot Online)