Dështimi i madh, vjen akuza e rëndë: Kosova në duart e bandave mafioze

  • 28 August 2019 - 07:22
Dështimi i madh, vjen akuza e rëndë: Kosova në duart e bandave mafioze

Kush janë bandat të cilat e kanë marr në dorë shtetin e Kosovës dhe si po ‘shkatërrojnë’ investimet e huaja në Kosovë? Flet analisti politik, Reshat Badallaj.

Sipas analistëve politikë, Kosova ka dështuar përballë vendeve të rajonit për të tërhequr investitorët e huaj dhe as nuk japin përgjegjësi para qytetarëve për dështimet e tyre, ku në mungesë të sundimit të ligjit, për çdo investim vendor apo ndërkombëtar, poqëse nuk ipet haraç apo poqëse pushtetarët nuk kane përqindje në atë projekt, nuk ka shans që investimi të ndodhë.

Image

Sipas analistëve, pushtetarët e të dyja niveleve, si në komuna ashtu edhe në institucionet qendrore, poqëse nuk kanë interes personal, po i bllokojnë projektet të cilat ofrojnë mijëra vende të reja të punës.

“Investitorët e huaj vetëm sa t´ia dëgjojnë zërin Kosovës ata e kanë në mendje se kanë të bëjnë me një vend të korruptuar deri në grykë dhe se në të parë dhe pa menduar fare kanë bindje se është në duart e bandave mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale. Dhe, pikërisht këta të huajt, pra shumë ambasadorë dhe faktorët tjerë ndërkombëtar, i´a kanë tërhequr vërejtjen se duhet luftuar korrupsioni dhe se si ka mundësi që asnjë funksionar i lartë që unë i quaj banditë dhe kryebanditë të mos ketë burgosur, kur këtë gjë e di tashmë edhe njeriu më i thjeshtë se të mos flasim Prokuroria”, thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, ëReshat Badallaj-Zhuriani.

Badallaj më tej thotë se shteti i Kosovës është në duart e bandave mafioze, të cilat janë veshur me këmishën e pushtetit.

“Andaj, si ka mundësi investitorët e huaj të derdhin para kot, kur bandat kryemafioze që janë të veshur në këmishën e pushtetit në pikë të ditës e vjedhin buxhetin e shtetit dhe investitori i huaj e di se për të investuar në Kosovë duhet të bëjë gati miliona e miliona për t´ia dhënë kryebanditëve, përndryshe ata nuk kanë kurrfarë mundësie. Dua të them se po nuk pagove haraç te kryebanditët dhe te kryemafiozët harroje atë punë”.

“E keqja është se kjo bandë kriminale e nëntokës më e rrezikshmja, jo vetëm në Ballkan, por që vepron në Kosovë si në nivelin qendror si në nivelin lokal e kanë lëshuar rrjetin taman si te merimangës dhe gëlltitet nga këta kryehajna që ia panë sherrin populli. Se vërtetë është kështu, ndaluni dhe ktheni kokën prapa te këta kryekriminelë që para luftës nuk kishin as rryp pantollonash dhe si ka mundësi që me një rrogë sa hap e mbyllë sytë të bëhen supermilionerë, bile t´ia kalojnë edhe sheikëve të Arabisë”, thekosn Badallaj.

Sipas tij, Kosova nuk duhet as të shpresojë që investitorët e huaj derdhin kapital, deri sa vendi është në duart e klaneve banditeske, hajdutesh e cubash.

“Kjo është dëm shumë i madh se Kosova të ishte në duart e pastërta do të zvogëlohej papunësia deri në maksimum sepse ne jemi vendi i vogël, mirëpo, kur kihet parasysh se vendit tonë i ka dalë nami i zi me kryebanditët që nga pas lufta e deri me sot dhe atë pa asnjë dallim, atëherë është dro se do ketë ivestime,pra krejt me sherrin e këtyre lehaqenve që vetëm lehin dhe tortën e ndajnë bashkë, ndërkaq, popullit nuk i mbetet asgjë tjetër pos të mbledh kafshatën e gojës nga kosherat e plehrave, kjo bandë mafiozesh hanë dreka e darka që u kushton me mijëra euro dhe atë vetëm një litër verë kushton mbi 1000 (njëmijë euro). Bllokimi i projekteve bëhet krejt me sherrin e kësaj kopeje banditesh, mirëpo, barra e rëndë po bie mbi shpinën e popullatës, kurse unë akoma shpresoj se herëdo kurdo do vie dita që të burgosen kjo kope kryevagabondësh, bile do ju konfiskohet pasuria e vjedhur nga djersa e taksapaguesve. Vetëm vonim ka se shpëtim assesi...”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)