
Lexoni edhe:
Dështimi i madh, vjen akuza e rëndë: Kosova në duart e bandave mafioze
Krimi dhe korrupsioni, do të vazhdojnë të mbesin njollë e zezë për Kosovën. Analistët japin paralajmërimin tronditës për drejtësinë kosovare...
Tashmë dihet publikisht që drejtësia kosovare vazhdon të jetë një njollë e zezë për Kosovën, ku në shumë raporte ndërkombëtare ajo është cilësuar e kapur nga krimi dhe të ‘fortit’ e politikës në Kosovë të cilët kontrollojnë gjithçka në vend.
E sipas analistëve politikë, një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi edhe qeveria dhe legjislatura e re në Kosovë, nuk do ta ketë guximin ta nis procesin e Vettingut.
Sipas analistëve, në Kosovë mungon vullneti politik për një gjë të tillë dhe është pak e pritshme që qeveria e re do ta ketë fuqinë ta pastroje drejtësinë kosovare, por do të vazhdojë ende që politizimi dhe kriminalizmi i drejtësisë të jetë një njollë e zezë për Kosovën.
Dështimi i madh, vjen akuza e rëndë: Kosova në duart e bandave mafiozeLexoni edhe:
“Nuk ka vullnet politik për realizimin e Vettingut, as në Tiranë Vettingu nuk u realizua nga vullneti politik i vendorëve por nga vendimi-detyrimi i mekanizmave ndërkombëtar. E njëjta mund të ndodhë në Kosovë, vetëm me presione dhe kushtëzime ndërkombëtare. Pa pastrimin e pushtetit të tretë nuk ka lëvizje përpara”, thotë për “Kosova Sot Online”, analisti dhe njohësi i fushës së drejtësisë, Hasan Preteni.
Sipas tij, prokurorët dhe gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të jenë njerëz të kapur nga pushteti.
Katër burra dhe një grua, kush janë kandidatët për kryeministër? Lexoni edhe:
“Deputetët e ministrat edhe po ndërrohen nganjëherë, por këta prokurorë e gjyqtarë asnjëherë,të njëjtit që 20 vite vetëm po e gllabëritin buxhetin, me shumë vende pune,me shumë privilegje jetësore dhe kaq. Asnjë rast të veçantë, asnjë konfiskim me vlerë, asnjë zyrtar i lartë në burg. Ata që e kalojnë Vettingun duhet së pari t’i dënojnë tani kolegët e vet. Në të gjitha shtetet demokratike, ku sundon rendi dhe ligji, punën e parë që e kanë bërë i kanë burgosur prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët, kanë dhënë shembull. Lufta-revolucioni në drejtësi ka filluar nga ata dhe me ata. Të mirët dhe profesionistët i kanë burgosur e i kanë zhveshur nga sistemi, ata që këtë sistem e kanë sjellë në këtë ditë”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.
(Kosova Sot Online)