Çka ndodh sot

  • 28 August 2019 - 07:52
Çka ndodh sot

Këto janë ngjarjet kryesore të paralajmëruara për sot.

– Familja Kuzhnini pret ngushëllimet e qytetarëve për nder të veprimtarit të çështjes kombëtare Mikel Kuzhnini. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren , ora 9:00)

– Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren organizon ditën e tretë të punimeve të konferencës Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

– Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, do të mbahet akademi përkujtimore për nder të veprimtarit të çështjes kombëtare Mikel Kuzhnini. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

(Kosova Sot Online)