Filloi asfaltimi i rrugës Muqivërrc - Kranidell - Selishtë

  • 28 August 2019 - 09:41
Filloi asfaltimi i rrugës Muqivërrc - Kranidell - Selishtë

Të martën filloi asfaltimi i rrugës Muqivërrc - Kranidell - Selishtë, komuna e Kamenicës.

Zëvendësministri Rexhep Kadriu tha se MIT mbetet e përkushtuar të krijojë infrastrukturë moderne në të gjitha fshatrat e Kosovës, që parandalon migrimin e brendshëm dhe krijon kushte të mira për zhvillim ekonomik.

Rruga Muqivërrc - Kranidell - Selishtë, është e gjatë 12 kilometra, investim i MIT në vlerë prej 1.1 milion euro.

Image
Image

(Kosova Sot Online)