Haradinaj: Interesimi i jashtëzakonshëm për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet

  • 28 August 2019 - 11:03
Haradinaj: Interesimi i jashtëzakonshëm për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet

Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike i është bashkuar AAK-së.

Këtë e ka bërtë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, i cili ka shkruar se interesimi është i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet.

Postimi i plotë:

Interesimi i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet, dëshmon qartë besimin në vlerat tona. Sot, zyrtarisht rrugëtimit tonë politik iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike. Ai studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi. Mirënjohës për besimin dhe njëkohësisht shpreh konsideratën time për familjen dhe babanë e tij, H. Jetish Bajrami, ish Kryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti i Kosovës, i cili gëzon respekt të madh nga të gjithë.RH

Image



(Kosova Sot Online)