Dy të vdekur nga shpërthimi i gazit në Ukrainë

  • 28 August 2019 - 11:55
Dy të vdekur nga shpërthimi i gazit në Ukrainë

Një shpërthim në një ndërtesë banimi në Drohobych të Ukrainës perëndimore i ka lënë të vdekur dy persona.

Zyrtarët e qeverisë rajonale të Lvivit thanë se ka gjasa që ky incident të jetë shkaktuar nga shpërthimi i gazit natyror në orët e para të së mërkurës.

Nga shpërthimi u shkatërruan disa banesa nga kati i parë deri në katin e katërt.

Sipas zyrtarëve, shtatë persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve.

Ekipet e shpëtimit po i vazhdojnë kërkimet për tre persona të zhdukur, të cilët besohet se ndodhen nën rrënoja.

Autoritetet thanë se i kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast, shkruan “Free Europe”.
(Kosova Sot Online)