Akuza e rëndë: Ky është tmerri më i madh që po i bëhet Kosovës

  • 28 August 2019 - 13:21
Akuza e rëndë: Ky është tmerri më i madh që po i bëhet Kosovës

AAK-PSD dhe Nisma-AKR, janë koalicionet që janë krijuar deri më tani në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë. Koalicioni më i ri pritet të jetë ai mes....

6 tetori, do të jetë dita e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë. E partitë politike tashmë kanë filluar ndërtimin e koalicioneve zgjedhore, ku deri më tani janë krijuar dy aleanca në Kosovë, ajo mes AAK-së dhe PSD-së dhe ajo mes Nisma-s dhe AKR-së. Kurse, LDK, Vetëvendosje dhe PDK ka gjasa që të shkojnë të vetme në zgjedhje.

Sipas analistëve politikë, tashmë partitë në Kosovë kanë filluar të ndahen në blloqe në prag të zgjedhjeve. Por akuza të rënda ndaj koalicioneve zgjedhore, por edhe partive politikë në përgjithësi kanë hedhur analistët politikë

Sipas analistit politik, Ragip Guraziu, blloqet e partive politike në prag të zgjedhjeve janë tmerri më i madh që po i bëhet Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Image
Ragip Guraziu

“Ka filluar si më parë, në rast se kemi parasysh AAK dhe PSD me Ramushin dhe Shpendin, AKR dhe NISMA, na le të kuptojmë se edhe kësaj radhe këto subjekte politike, që në fillim po i shuajnë shpresat e qytetarëve edhe kësaj radhe, derisa me vite të tëra po këta njerëzit të këtyre subjekteve politike e tronditen Kosovën dhe qytetarët e saj, dhe po fillojnë si një virus, që më pastaj të gjitha tani, edhe në rast se bëhet koalicioni edhe në mes LDK dhe Vetëvendosje, edhe të tjerat në vazhdim, tani janë të gjitha KANCER i përjetshëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Këtë e kanë dëshmuar vet nën udhëheqjen e këtyre viteve me shtetin e Kosovës deri sa edhe ato shtete që na kanë njohur, dal nga dal për çdo ditë, falë Daçiqit që nuk po ndalet as ditë e netë, KOSOVA po turpërohet me këto tërheqje”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, partitë kosovare kanë filluar të ndahen edhe në blloqe në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Tani kanë filluar po ndahen në partitë politike në blloqe në Kosovë në prag te zgjedhjeve, atëherë, si mund të kërkojnë votat AAK dhe PSD me Ramush Haradinajn dhe Shpend Ahmetin dy njerëzit e dështuar me plotë skandale në qeverisje, poashtu, si mund të kërkojnë votat AKR dhe NISMA me Limajn e Pacollin, i pari i akuzuar për korrupsion e i dyti për shkatërrimin e diplomacisë kosovare. Tani pyetja për gjithë ne votuesit se ; A do të marrin këto dy koalicione tronditjen e madhe në zgjedhjet që do mbahen në vjeshte, do vendosin vet votuesit, derisa mendojë personalisht se kësaj radhe votuesit me votat e tyre ia mundësuan të gjithëve në udhëheqjen e shtetit për këto vite duke i mbushur xhepat plot për vete, për shtetin as qu ju ka ndi biles, dhe kështu kanë punuar,më mirë për vete se për shtetin,e votuesit kësaj radhe duhet menduar mirë e mirë se ku do ta adresojnë votën e shenjtë, që sipas meje asnjë parti nuk e meriton, po ja që dikush duhet të vije në krye te shtetit, po thuhet se nuk kemi më të mire, atëherë t’i mbledhim mendtë, nga të dështuarit nuk pritet asgjë dhe Kosova qind për qind do përjetoj edhe në vitet në vazhdim si deri me tani pasi retorikat si më parë veç kanë filluar që në fillim me të vjetrën, inshalla po shpëtojmë, por si po shpëtojmë nuk di as vet”, ka përfunduar Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)