Vrasja e Indritit/ “O vëlla nuk di gjë kush është punëtori, po dëgjova që …”, dëshmia e të arrestuarit që...

  • 28 August 2019 - 13:40
Vrasja e Indritit/ “O vëlla nuk di gjë kush është punëtori, po dëgjova që …”, dëshmia e të arrestuarit që...

Ali Sula, njohur edhe me emrin Mondi, nje nga te arrestuarit per ngjarjen e rende ku mbeti i vrare Indrit Çelaj, tekniku qe montonte kondicioneret te vila e Bujar Kusit ka treguar me detaje gjithe sa di ai rreth asaj qe ndodhi ate paradite.

“Panorama” ka zbardhur sot deshmine e plote te tij, pjese e dosjes se prokurorise.

Ne deshmine e dhene ai tregon se ka njohje personale me Bujar Kusin dhe ai ka qene ndermjetesi per gjetjen e pergjegjesit qe do bente punimet ne vile, Alfred Çaka.

“Më datë 22 gusht, rreth orës 11:30, më ka marrë në telefon Alfredi dhe më ka thënë se janë ngatërruar te puna e tij”- ka treguar ai.

Nderkohe qe pasdreke e ka telefonuar vete pronari per te pyetur se cfare kishte ndodhur. “Unë i kam thënë: ‘O vëlla nuk di gjë kush është punëtori, po dëgjova që është ngatërruar me Lencin’. Më pas, më ka marrë në telefon dikush nga Policia dhe më ka thënë se do të paraqitesh në Drejtorinë e Tiranës”- ka thene ai.

I është marrë deklarim shtetasit Ali Sula, i cili ndër të tjera ka deklaruar se: “Unë njihem edhe me emrin Mondi Sula. Kam njohje personale me shtetasin Bujar Kusi, të cilin e kam takuar para rreth dy muajsh në lagje dhe më ka thënë se do të bëjë ca punime kondicionimi te banesa 3-katëshe, e cila ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, afër shkollës “Sabaudin Gabrani”. Unë i kam thënë Bujarit se njoh një shok, i cili bën punime të tilla dhe është shtetasi Alfred Çaka. E kam takuar Alfredin para rreth dy muajsh dhe i kam treguar për punimet që do të bënte Bujari te banesa e tij.

Alfredi ka rënë dakord që ta shohë banesën dhe të bëj pazarin me pronarin e banesës, shtetasin Bujar Kusi. Alfredi kishte filluar punimet te banesa e Bujarit. Unë gjatë kësaj kohe kam pasur telefonata me Alfred Çakën dhe e kam pyetur si po shkojnë punimet dhe ai më thoshte se punimet po shkonin mirë e se ishin drejt përfundimit.

Më datë 22 gusht, rreth orës 11:30, më ka marrë në telefon Alfredi dhe më ka thënë se janë ngatërruar te puna e tij. E kam pyetur se kush ishte ngatërruar dhe ai më ka thënë se nuk dinte gjë. Më ka thënë që të shkoja te puna dhe të shihja çfarë kishte ndodhur. Unë shkova te lokali me emrin ‘V…’, që ndodhet ngjitur me banesën e Bujarit dhe aty nuk kishte asnjë njeri.

Jam afruar tek objekti dhe nuk kam parë asnjë njeri. Dola në rrugën kryesore, përsëri nuk kam parë njeri. Jam kthyer përsëri afër banesës dhe kam dëgjuar disa qytetarë, që unë mendoj se janë banorë të lagjes, duke thënë se punëtori ka bërë sherr me Lencin.

Lenci është një djalë i lagjes, i cili banon në atë lagje dhe e njoh si fizik, si fytyrë dhe më pas jam larguar e shkova në banesën time në Bërxullë. Rreth orës 14:17, ndërkohë që unë kam qenë tek Ura e Limuthit, më ka marrë në telefon Bujar Kusi dhe më ka pyetur se çfarë kishte ndodhur te banesa e tij dhe kush ishte punëtori që ishte ngatërruar aty.

Unë i kam thënë: ‘O vëlla nuk di gjë kush është punëtori, po dëgjova që është ngatërruar me Lencin’. Më pas, më ka marrë në telefon dikush nga Policia dhe më ka thënë se do të paraqitesh në Drejtorinë e Tiranës.

Pas kësaj unë e mora në telefon shtetasin Alfred Çaka dhe i kam thënë se do të shkojmë të dy në Drejtorinë e Policisë Tiranë, pasi na kërkojnë, dhe kështu kemi vepruar. Të dy jemi paraqitur në Drejtorinë e Policisë. Dua të sqaroj se Alfredin e kam pyetur rrugës se kush janë punëtorët që janë zënë aty, ai më ka thënë se është një djalë me emrin Indrit, që e kishte marrë në punë para katër ditësh”.

(Kosova sot Online)