Vrasja 26-vjeçarit që tronditi kryeqytetin, zbardhet dëshmia: Djemtë më kërkuan 50 mijë lekë, do të dilnin me dy shoqe...

  • 28 August 2019 - 13:45
Vrasja 26-vjeçarit që tronditi kryeqytetin, zbardhet dëshmia: Djemtë më kërkuan 50 mijë lekë, do të dilnin me dy shoqe...

Në dosjen e plote te Prokurorisë, e cila kërkoi arrestimin e 4 personave për vrasjen e teknikut të kondicionerëve 26-vjeçarit, Indrit Çelaj, qe e publikon sot gazeta “Panorama” nje pjese e rendesishme eshte edhe deshmia e babait te autoreve te krimit, qe jane shpallur ne kerkim.

Bujar Kusi, pronari i viles ku ndodhi krimi, babai i dy vellezerve Albano dhe Griseldo ka treguar se si e mori vesh ngjarjen nga nje telefonate e policise, nderkohe qe ne dijenine e tij, djemte kane qene ne plazh me dy shoqe, te cilat ai nuk i njeh. Madje, tregon se ata i kane kerkuar edhe para pikrisht per kete rruge qe do te benin ne plazh.

BUJAR KUSI

I është marrë deklarimi shtetasit Bujar Kusi, si person që ka dijeni për rrethanat e objektit të hetimit, pronar i banesës, i cili ndër të tjera ka deklaruar se:

“Sot më datën 22 gusht, në orën 07:00 të mëngjesit, kam shkuar në Kombinat te dyqani im, i cili ndodhet në qendër të Kombinatit, është byrektore. Aty kam qëndruar deri në orën 12:30. Rreth orës 11:00 më ka marrë në telefon djali im, shtetasi Griseldo Kusi dhe më ka kërkuar shumën e parave prej 50 mijë lekësh të rinj.

Unë e kam pyetur se për çfarë i duhen dhe ai më ka thënë se do të dalë ai dhe vëllai, Albano, me dy shoqe. Unë më pas shkova dhe tërhoqa shumën e parave që më kërkoi djali te banka. Kam edhe faturën e bankës në banesë dhe këtë shumë parash ua kam dhënë dy djemve. Më pas, shkova në banesën time, të cilën e sqarova më lart. 

Ndërkohë që kam qenë në banesë, dikush i Policisë më ka telefonuar dhe më ka thënë se duhet të paraqitesh tek objekti, i cili ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha” , banesë private 3-katëshe, prapa shkollës “Sabaudin Gabrani”, ku unë jam pronar dhe kam qenë duke rregulluar tubat e kondicionimit të kësaj banese. Jam paraqitur te banesa ime dhe aty mësova se çfarë kishte ndodhur.

Rreth orës 13:55, ndërkohë që kam qenë në objekt në prani të punonjësve të Policisë, kam marrë në telefon shtetasin Mond Sula dhe i kam thënë se kush janë punëtorët e kondicionimit që më ka sjellë.

Mondi më ka thënë se paska bërë sherr Lorenc Veliaj me këtë punëtorin e kondicionerit dhe Lorenci e paska qëlluar me armë zjarri punëtorin, të cilin me emër nuk e njoh, por mësova se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak. Të dy djemtë e mi, Albano dhe Griseldo, në dijeninë time ndodheshin në plazh, te Gjiri i Lalëzit, në Durrës, me dy shoqet e tyre, të cilat nuk i njoh”.

(Kosova Sot Online)