Drejtori i Emergjencës së Prishtinës tregon si është shpëtuar 7 vjeçari nga mbytja në Durrës

  • 28 August 2019 - 16:55
Drejtori i Emergjencës së Prishtinës tregon si është shpëtuar 7 vjeçari nga mbytja në Durrës

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani ka treguar se si është shpëtuar jeta e një 7-vjeçari nga mbytja në Durrës. Ngjarja ka ndodhur tek Shkëmbi i Kavajës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se s’ka gjë më të bukur se sa të shpëtohet një jetë fëmiu, derisa ka falenderuar stafin mjekësor të njësisë së Durrësit për profesionalizëm dhe qasje të shpejtë emergjente.

Ai ka treguar se për rastin është njoftuar nga bërtimat e familjarëve dhe se pa humbur kohë ka marrë masa të menjëhershme për të shpëtuar jetën e tij.

“Ndëgjojë bërtimat e familjarëve, vrapojë menjeherë te shoh se çka po ndodhë dhe pa humbur kohë marrë masat e menjëhershme duke larguar nga zona e rrezikshmërisë fëmiun e aksidentuar, duke vendosur viktimën në një zonë më të sigurt”, ka shkruar Lenjani.

(Kosova Sot Online)