Propozimi i ri për LDK-në dhe VV-në: Kështu të veprohet me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin

  • 28 August 2019 - 18:35
Propozimi i ri për LDK-në dhe VV-në: Kështu të veprohet me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin

Anëtari i ri i Lëvizës Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook ka dalë me një propozim të ri lidhur me çështjen e kandidatit për kryeministër, çështje kjo e cila ka bllokuar arritjen e një koalicioni me mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, shkruan “Kosova Sot Online”.

Postimi i plotë:

Nëse fati i Kosovës dhe qytetarëve është fokusi i zgjedhjeve, atëhere çështja e kryeministrit nuk duhet të jetë pengesa e marreveshjes LVV-LDK.

Kushtetuta e Kosovës nuk kërkon përcaktimin e kandidatit të koalicionit. LDK ka caktuar Vjosa Osmani, LVV ka Albin Kurtin kandidat për kryeminister. Kjo është e qartë dhe në ketë fazë duhet vendosur kriteret principiele për kryeministrin. Psh: kandidati që merr më shume vota , partia që merr më shumë votë qytetare dhe kandidati që paraqet vizion dhe program për të dalë nga humnera. 

Koalicioni duhet behet tani pa përcaktuar kandidatin e përbashkë për kryeminsitër nëse nuk është e mundur ndryshe, që të largoje tensionin, të përmbushë pritjen e qytetarëve se të korruptuarit dhe kriminelet nuk do të kenë rast të jenë në qeveri kurrë më.

Pas zgjedhjeve mund të negociohet por nuk mund të lihet hapsirë për dështimin e Kosovës.

LDK pa LVV mund të kete Vjosa Osmanin Kandidate por kryeminister do të behej me PANISTET, do të ishte edhe deshtimi i LDK, edhe deshtimi i Kosovës e fitorja e atyre qe asnje votues i LDK nuk do ta deshironte. Nuk meriton Znj. Osmani nje goditje të tilë.

Kërkesa që LVV të terhiqet nga pozita e Kryeministrit është kerkese për të miratuar politikën e dështimit, korrupcionit, nepotizmit... Nuk e bën LVV këtë lëvizje joparimore.

Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje, ketu duhet të përfundojë etapa e krimit dhe korrupcioni, padrejtësise dhe hajnisë insitucionale dhe duhet hapur horizontin e zhvillimit. LVV ka qëndruar besnike dhe konsistente ne kete agjende.

(Kosova Sot Online)