Aksident i rëndë në Mitrovicë, lëndohet disa persona

  • 28 August 2019 - 20:00
Aksident i rëndë në Mitrovicë, lëndohet disa persona

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Në aksident janë përfshirë dy vetura. Rastin për media e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia rajonale e Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar pasditen e sotme rreth orës 18:00, aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor ne fshatin Shupkovc, Të përfshira në aksident dy vetura civile ku si pasoj lëndime kanë pësuar gjashtë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka deklaruar zëdhënësi i Avni Zahiti.

Ai ka sqaruar se si rezultat i aksidentit dyshohet të jetë mos-mbajtja e distancës.

(Kosova Sot Online)