Një kosovar e një shtetas i huaj rrihen në Prishtinë, bëhen për spital

  • 29 August 2019 - 11:29
Një kosovar e një shtetas i huaj rrihen në Prishtinë, bëhen për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se janë arrestuar dy persona, pasi, që të njejët pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:35 minuta, derisa, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit janë dërguar të dy në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull K-Shqiptar dhe një mashkull shtetas i huaj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24-orësh.

(Kosova Sot Online)