Aksident në hyrje të tunelit, vetura godet motoçikletën, një i plagosur

  • 29 August 2019 - 16:29
Aksident në hyrje të tunelit, vetura godet motoçikletën, një i plagosur

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në hyrje të tunelit të Elbasanit.

Si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motoçikletë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i saj.

Mësohet se ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për të transportuar të plagosurin në spital.

Ndërkohë edhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

(Kosova Sot Online)