Aksident te rruga B, lëndohen dy persona

  • 29 August 2019 - 16:51
Aksident te rruga B, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur te Rruga B në Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Në një video të dërguar në adresë të medias shihet se në aksident është përfshirë një veturë taksie.

Policia Rajonale e Prishtinës ka konfirmuar për media se në aksidentin që ndodhi në orët e pasditës, u lënduan dy persona.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne rrugën “B” nëe Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 2 persona kane marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. 

 



(Kosova Sot Online)