Ambasadori amerikan viziton KQZ-në, takohet me kryetaren Valdete Daka

  • 29 August 2019 - 17:05
Ambasadori amerikan viziton KQZ-në, takohet me kryetaren Valdete Daka

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në prag të zgjedhjeve ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai u prit nga kryetarja Valdete Daka, e cila e konsideroj shumë të rëndësishme këtë vizitë në këtë fazë të angazhimit të KQZ-së.

Diplomati amerikan shprehu mbështetjen për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 6 tetor.

Kosnett në mesazhin e tij vuri theksin tek roli thelbësor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për procesin e demokratike në Republikën e Kosovës, duke i përgëzuar anëtarët e KQZ-së për punën e deritanishme.

Anëtarët e Komisionit e falënderuan atë për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë për Kosovën.

Ata shprehën përkushtimin për përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore, në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

(Kosova Sot Online)