Nisma e prish koalicionin me Vetëvendosjen në Prizren

  • 29 August 2019 - 17:21
Nisma e prish koalicionin me Vetëvendosjen në Prizren

Nisma Socialdemokrate i ka dhënë fund koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. Nisma ankohet se kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka komunikuar me partnerët vetëm në rrjete sociale dhe se i ka shpërfillur.

“Veprimet prej një infantili politik të Mytaher Haskuka dhe komunikimi përmes rrjeteve sociale në raport me Nismën Socialdemokrate dega në Prizren si partner i koalicionit, angazhimi i të cilës në zgjedhjet lokale ishte vendimtar që ai të jetë i pari Prizrenit, nga sot e bënë të pamundur qeverisjen me të”, thuhet në Komunikatën për Medie nga Nisma Socialdemokrate në Prizren.

“Arsyetimi për veprimin e tij fëmijëror veç s se e vërteton atë që ne dhe qytetarët, ka kohë që kemi filluar ta kuptojmë se Prizreni ka kryetar një person që nuk është vetvetja dhe që menaxhohet e dirigjohet nga “komisar politik” të cilët nuk i bëjnë nder kulturës politike dhe institucionale të qytetit tonë!

Konkursi i fundit në DKA që udhëheqtë z. Gërmizaj ishte në përputhje me Ligjin e Arsimit Para universitar, Ligjin e Punës si dhe U.A 07/2017, prandaj për dilemat që janë shfaqur lidhur me këtë proces është kërkuar opinion nga MASHT-ti dhe MPMS, të cilat i kanë dhënë opinion pozitiv në vazhdimin e procesit të konkursit drejtorit Gërmizaj.

Presionet dhe kërkesat e jashtëligjshme lidhur me konkursin, nga Mytaher Haskuka dhe klanit që e rrethon, që z.Gërmizaj të ndikoj te komisionet për logari të personave që nuk i plotësonin kushtet dhe nuk kishin përgatitje profesionale ishte i papranuar për përfaqësuesin e Nismës Socialdemokrate z.Gani Gërmizaj, sepse ai aty ishte që të respektonte ligjin dhe më të mirët e jo të plotësonte dëshirat e sëmura të individëve të papërgjegjshëm.

Drejtori i DKA-së në Prizren Gani Gërmizaj ka pasur mendim ndryshe nga z. Haskuka , i cili për afër 1 vit jashtë ligjshem i mbanë 5 UD në shkolla, po ashtu ai nuk është pajtuar që ata të jenë pjesë e komisioneve përzgjedhëse për rekrutimin e punëtorëve të arsimit të dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shumë tjerë të cilët janë nëpër procese gjyqësore, e që për fatin e keq, për z.Haskuka nuk paraqesin ndonjë problem.

Nisma Socialdemokrate dega në Prizren mendon se kandidatët që janë nënshtruar precedurave të konkursit në DKA dhe komisionet i kanë vlersuar, të hënën duhet të dalin dhe t’i hapin dyert e shkollave dhe ti presin nxënësit, një numër i madh i tyre me shumë gëzim presin të ulen për herë të parë në bankat shkollore e për të cilën Mytaher Haskuka dhe klani i tij as që e kanë idenë se çka dmth kjo!

NISMA në Prizren, sikurse deri sot në pushtet edhe në opozit do të vazhdoi të mbetet e sinqertë korrekte, besnike me partner dhe bashkëpunëtor si dhe në shërbim të qytetarve”, thuhet në Komunikatën për Medie nga Nisma Socialdemokrate në Prizren.

(Kosova Sot Online)