Shpërthen uji i kanalizimit në lagjen “Mati 1”, banorët rrezikohen nga epidemia

  • 29 August 2019 - 18:51
Shpërthen uji i kanalizimit në lagjen “Mati 1”, banorët rrezikohen nga epidemia

Në lagjen Mati 1 të Prishtinës ka shpërthyer uji i kanalizimit. Konkretisht në rrugën “Uran Ajeti”.

Si rezultat i kësaj, banorët po rrezikohen nga epidemi të ndryshme.

Banorët e lagjes janë ankuar se po vjen erë shumë e rëndë.

Në foto dhe video më poshtë shihet se uji ka shpërthyer që një kohë të gjatë, derisa shihen edhe pellgje të formuara si rezultat i shpërthimit të ujit.

(Kosova Sot Online)