Këto janë temperaturat për ditët e ardhshme

  • 29 August 2019 - 19:34
Këto janë temperaturat për ditët e ardhshme

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe për ditët vijuese.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat origjinën e kanë nga Afrika Veriore. Kjo situatë meteorologjike kushtëzon mot relativisht të qetë dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


(Kosova Sot Online)