Terreni i vështirë, turisti shpëtohet nga banorët

  • 29 August 2019 - 23:59
Terreni i vështirë, turisti shpëtohet nga banorët

Pasditen e sotme një turist polak u rrëzua nga maja e Harapit në zonën Theth.

Fillimisht u kërkua ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur shpëtimin e tij për shkak të terrenit të vështirë.

Por vetëm në orët e vona të mbrëmjes është bërë e mundur nxjerrja e turistit nga ana e banorëve të zonës të cilët u nisën më këmbë dhe me barrelë.

Wojtek Markiewicz ka dëmtuar të dyja këmbët, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.


(Kosova Sot Online)