“Skenari më i tmerrshëm”, ndizet alarmi për rrezikun e madh që e pret Kosovën

  • 30 August 2019 - 07:31
“Skenari më i tmerrshëm”, ndizet alarmi për rrezikun e madh që e pret Kosovën

Në prag të zgjedhjeve, vjen alarmi i rrezikshëm për Kosovën nga deputeti sllovak, Eduard Kukan...

Deputeti sllovak në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan ka paralajmëruar edhe njëherë rrezikun që vijë për Kosovën ne bisedimet me Serbinë. Kukan ka deklaruar se çështja e njohjes reciproke Kosovë-Serbi përmes idesë së shkëmbimit të territoreve do të rikthehet përsëri në diskutim posa të rifillojë dialogu mes dy shteteve.

“Unë pres që çështja e njohjes së Kosovës përmes idesë së shkëmbimit të territoreve do të kthehet prapë. Sido që të jetë, ajo mund të destabilizojë fqinjët e Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë deputeti sllovak, Eduard Kukan teksa ka treguar kundërshtinë e tij për një ide të tillë të prekjes së kufijve.

Image

E sipas analistëve politikë, ky është edhe një alarm serioz për Kosovën, ku sipas tyre kjo e konfirmon edhe dyshimin se qeveria e re do të jetë afatshkurtër me mision special për ta miratuar këtë marrëveshje.

Sipas analistëve, alarmi nga Kukan është dëshmi e qartë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me argatët e tij, po punon në prapaskenë për ta realizuar planin e ndarjes së Kosovës.

Analisti politik, Florim Zeqa duke folur për “Kosova Sot Online”, ka thënë se realizimi i njohjes reciproke Kosovë-Serbi, do ta ketë një kosto tepër të lartë për shtetin e Kosovës.

"Njohja reciproke e projektuar përmes idesë së shkëmbimit të territoreve, mund ta lë Kosovën pa 20 % të territorit dhe jo vetëm. Një veprim i tillë do të shkaktoj pasoja zinxhirore për shtetin e Kosovës dhe tërë rajonin", shtoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ky fakt ka shqetësuar edhe qytetarët e vendit dhe zyrtarët e shteteve të Bashkimit Evropian, siç është deputeti sllovak në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, i cili ka thënë se "çështja e njohjes reciproke Kosovë-Serbi përmes idesë së shkëmbimit të territoreve do të kthehet përsëri në diskutim".

"Kjo e konfirmon dyshimin tim se qeveria e ardhshme do të jetë me afatshkurtër për shkak të misionit special për miratimin e një marrëveshje të arritur në prapaskenë. Ky mund të jetë skenari më i tmerrshëm për Kosovën në emër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, i cili përveç ndarjes dhe destabilizimit, e rrezikon zhbërjen fizike të shtetit tonë", tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Zeqa ka dhënë edhe një paralajmërim të rëndë për shtetin e Kosovës, në rast se ndodhë një ndryshim kufijsh.

“Për shkak se pas asaj marrëveshje, shteti i Kosovës do të ndryshon në formë dhe përmbajtje, pra ndryshon koncepti vizual, gjeografik dhe politik i cili do të ndikon negativisht tek shtetet (116) që e kanë njohur Republikën e Kosovës në kufijtë ekzistues dhe tek tjerat shtete që janë prag të njohjes se shtetit tonë, për shkak se pas kësaj marrëveshje me automatizëm ndryshon flamuri i Kosovës dhe kushtetuta, gjegjësisht karakteri unitar dhe multietnik i shtetit, me një fjale ndryshon harta gjeopolitike në Ballkan”, ka përfunduar për “Kosova Sot Online”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Florim Zeqa.

(Kosova Sot Online)