Kurti: Në zyrat e errëta të Serbisë mbahet peng fati i të pagjeturve

  • 30 August 2019 - 10:09
Kurti: Në zyrat e errëta të Serbisë mbahet peng fati i të pagjeturve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në ditën ndërkombëtare për personat e zhdukur ka thënë se fati i 1652 të pagjeturve ende mbahet peng në errësirat e zyrave të shtetit serb.

Sipas tij, të mos kërkosh drejtësi për të pagjeturit do të thotë ta zhdukësh veten prej drejtësisë.

“Paqja, ardhmëria dhe zhvillimi nuk e mbushin kurrë boshin dhe mungesën e tyre. Brenga për të pagjeturit na mëson se paqen në jetë e sjell vetëm vendosja e drejtësisë”, ka shkruar lideri i VV-së.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

(Kosova Sot Online)