12 vite nga vrasja e Triumf Rizës

  • 30 August 2019 - 12:22
12 vite nga vrasja e Triumf Rizës

Kanë kaluar 12 vjet nga koha kur pasditen e 30 gushtit 2007 në një lagje të Prishtinës u qëllua për vdekje Triumf Riza, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Kur ka kaluar më shumë se një dekadë nga kryerja e kësaj vrasje, një proces gjyqësor ka përfunduar me vendim të formës së prerë prej 35 vjet burg ndaj të akuzuarit se shtiu në Rizën, Arben Berisha, ndërsa një proces tjetër gjyqësor ndaj atij që akuzohet se e nxiti ende është duke vazhduar.

Historia e konfliktit të Rizës me Enver Sekiraqën dhe grupin e tij të pretenduar nga Prokurori i rastit daton që nga paslufta me një incident që ndodhi tek siç njihet ‘Te Rrethi’ në Prishtinë.

Sipas prokurorit që hetoi këtë rast, Andrew Carney, ky takim shënoi takimin e Policit Riza në një anë, me Enver Sekiraqën.

(Kosova Sot Online)