Rojet e burgut nuk e ndihmojnë, e burgosura lind brenda qelisë

  • 30 August 2019 - 14:43
Rojet e burgut nuk e ndihmojnë, e burgosura lind brenda qelisë

Një grua në Amerikë lind foshnjën në qelinë e burgut pa kurrfarë asistence mjekësore

Gruaja ka ngritur padi kundër autoriteteve lokale dhe stafit të zyrës së sherifit, pasi ishte detyruar të lind djalin Jordan në qelinë e burgut pa kurrfarë asistence mjekësore.

Diana Sanchez thuhet në padinë e ngritur se ishte detyruar të lind foshnjën në qelinë e burgut – ku mungonin pajisjet e nevojshme.

Sipas saj, stafi i burgut e dinin se ajo ishte shtatzënë dhe nga çasti në çast pritej të lindte, por një fakt të tillë gardianët e burgut e kishin injoruar. Zyra e sherifit ka deklaruar për BBC se stafi ka reaguar me kohë dhe se asgjë nuk ka këtu kundërligjore. 

Në padinë e dorëzuar gjatë të enjtes, personat e paditur janë autoritetet lokale të Denverit, qendra e mjekësisë familjare dhe gjashtë persona nga zyra e sherifit. Siç raporton KDVR News, Sanchez ishte pranuar në burgun e Denverit më 14 korrik të vitit 2018, ku ajo asokohe ishte 26-vjeçe dhe akuzohej për vjedhje të identitetit.

Pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar brenda qelisë së burgut ku ajo kishte qëndruar dhe sjellë në jetë djalin, shfaqin momentet kur ajo ndjen dhimbje të mëdha dhe askush nuk e ndihmon. E në momentin që ajo lind djalin, aty shfaqen mjekët që e marrin foshnjën për t’i bërë një kontroll të detajuar.

(Kosova Sot Online)