LDK i përgjigjet ofertës së Albin Kurtit, ja veprimi i tyre

  • 30 August 2019 - 16:08
LDK i përgjigjet ofertës së Albin Kurtit, ja veprimi i tyre

Haxhi Avdyli ish deputeti i LDK-së, në legjislaturën e gjashtë ka komentuar ofertën e fundit të Vetëvendosjes për koalicion me LDK-në.

Oferta e Albin Kurtit për Isa Mustafën është që dy partitë të futen në një listë zgjedhore dhe kushdo që merr vota më shumë të bëhet kryeministër.

Avdyli ka thënë se Isa Mustafa, Vjosa Osmani dhe nënkryetarët e partisë pritet të mblidhen dhe të vëndosin për këtë cështje.

Kur është pyetur për mendimin e tij personal lidhur me ofertën e Kurtit, ai ka thënë se mendon që Vjosa Osmani është kryeministrja më e mirë për Kosovën. 

“Kryetari i partisë, kandidatja për postin e kryeministres së Kosovës , nënkryetaret e partisë do të mblidhen dhe shumë shpejt do ta japin një përgjigje zyrtare bazuar në rrethanat që janë”.

“Qëndrimi im personal ka pak rëndësi në këtë kontekst, por se çfarë qëndrimi do të merr udhëheqja që e përmenda më herët. Normalisht është momenti dhe ekziston vullneti i mirë tek dy partitë që të bëhet kthesa e madhe dhe besoj që do të bëhet një zgjidhje që është e mirë për të gjithë qytetarët dhe nuk do të jetë e bazuar aspak në gjëra partiake apo dhe interesa të tjera. Besoj që LDK në këtë drejtim i ka njerëzit shumë serioz që do të shqyrtojnë këtë kërkesë”, ka deklaruar Avdyli.

Albin Kurti, lideri i VV-së më herët i ka bërë ofertë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës për koalicion. Ka propozuar që të futen me listë të përbashkët, ndërsa kushdo që merr vota më shumë të bëhet kryeministër.

(Kosova Sot Online)