Aksident i rëndë, po kalonin rrugën, furgoni përplas dy fëmijë

  • 30 August 2019 - 17:52
Aksident i rëndë, po kalonin rrugën, furgoni përplas dy fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e  sotëm në Korçë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy fëmijë.

Fëmijët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, po kalonin rrugën teksa janë përplasur nga një furgon i linjës Korçë-Bilisht.

Aksidenti ndodhi në lagjen nr.10 të qytetit, ndërsa dy të miturit u dërguan me urgjence drejt spitalit, por nuk dihet ende gjendja e tyre.

Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave e automjetit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)