Paralajmërimi: Ja pse LDK nuk mund ta shkarkojë Hashim Thaçin

  • 31 August 2019 - 07:48
Paralajmërimi: Ja pse LDK nuk mund ta shkarkojë Hashim Thaçin

Mos arritja e koalicionit parazgjedhor LDK-LVV, ia zgjatë shpresat PDK-së për qëndruar edhe më tutje në pushtet, si dhe ia shton ambiciet Vjosës për t'u bërë kryeministre përmes koalicionit me PDK-në...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë paralajmërime të forta nga zyrtarët e LDK-së dhe Vetëvendosjes, se në rast se ata fitojnë zgjedhjet atëherë Thaçin e pret shkarkimi nga postimi i presidentit.

Image

E ashpër në këtë është deklaruar Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, e cila ka thënë se Thaçi do të shkarkohet. E në përkrahje të Osmanit, ka dalë edhe deputeti i kësaj partie, Anton Quni, sipas të cilit LDK nuk do të lë gurë pa lëvizur për shkarkimin e Thaçit.

E lidhur me mundësinë e shkarkimit të Hashim Thaçit, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Florim Zeqa. Ai i quan deklaratat e Osmanit si deklarata për konsum elektoral, sa për ta tërhequr elektoratin e LDK-së për t'ia dhënë votën asaj, e jo për ta ngritur subjektin politik.

{dosjet}

"Në të njëjtin nivel janë edhe deklaratat e zotit Anton Quni dhe eksponentëve tjerë të LDK-së se "nuk do lënë gurë pa lëvizur për ta shkarkuar Hashim Thaçin". Hashim Thaçi më shumë se deklaratave plotë hipokrizi të zyrtarëve të LDK, frikën ia kishte dhe ka koalicionit LDK-LVV, i cili do të fundoste shpresat tij dhe të PDK-së për vazhdimin e "Status Quos" politike në vend", tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas Zeqës, ata që janë më të zëshmit në fushatë zgjedhore kundër Hashim Thaçit, janë vartësit dhe miqtë më të mëdhenj të tij.

"Votat që e zgjodhën Hashim Thaçin president nuk mund ta shkarkojnë, për shkak të varësisë ekonomike, tenderomanisë dhe bizneseve të përbashkëta që kanë me të. E kam thënë kohë më parë dhe po e përsërisë përsëri, shumë nga zyrtarët e LDK-së, drejtues partie dhe të nominuar për deputet nuk i ngrohë as dielli pa Hashim Thaçin dhe PDK-në", shtoi Zeqa.

Ai tha se bashkëqeverisja e gjatë dhe familjarizimi në biznese, i bënë këto dy parti më të përafërta me njëra-tjetrën se asnjë parti tjetër në skenën politike.

"Mos arritja e koalicionit parazgjedhor LDK-LVV, ia zgjatë shpresat PDK-së për qëndruar edhe më tutje në pushtet, si dhe ia shton ambiciet Vjosës për t'u bërë kryeministre përmes koalicionit me PDK-në. "Shkarkimi i Hashim Thaçit" dhe "Jo koalicion me PDK-në", janë vetëm sllogane mashtruese të zyrtarëve të LDK-së", ka përfunduar analisti politik, Florim Zeqa për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)