Kronika e një vdekjeje të mistershme, aksidenti tragjik që mori jetën e një princeshe

  • 31 August 2019 - 08:52
Kronika e një vdekjeje të mistershme, aksidenti tragjik që mori jetën e një princeshe

Sot 22 vite më parë, një lajm vdekjeje do të trondiste botën. Më 31 gusht të vitit 1997, Diana ishte përfshirë në një aksident rrugore i ndodhur në tunelin në rrugën Pont de l’Alma, Paris, së bashku me mikun dhe të dashurin e saj Dodi Fayed dhe me shoferin e tyre Henri Paul. Dodi dhe Henri vdiqën në vendin e aksidentit kurse Diana ishte dërguar e gjallë në spitalin Pitié-Salpêtrière.

Pavarësisht përpjekjëve për ta shpëtuar Dianën mirëpo lendimet e brendshme te saj ishin shumë të gjëra, dy orë pas aksidentit në 4:00 të mëngjesit , mjekët e prononcuan vdekjën e saj. Në 5:30 të mëngjesit, vdekja e saj u njoftua në një konferencë për shtyp i mbajtur në spital nga një mjek, Jean-Pierre Chevènement (Ministri i Brendshëm i Francës) dhe Sir Michael Jay (ambasador i Britanisë në Francë). Njerëzit për shumë muaj vendosen lule, qirinj, kartat dhe mesazhet personale, jashtë pallatit Kensington.

Në mëngjesin e vonshëm Kryeministri francez, Bernadette Chirac, gruaja e Presidentit francez Zhak Shirak dhe Bernard Kouchner Ministri i Shëndetësisë së Francës, vizituan trupin e pajetë të Dianës dhe i bënë nderimet e fundit. Pastaj në Paris erdhën dy motrat Lady Sarah McCorquodale dhe Lady Jane Fellowes dhe Princi i Wellsit duke u larguar me trupin e saj për në Londër. Vdekja e saj e papritur dhe e papranushme e nje figure jashtëzakonisht popullore mbretërore solli deklarata nga figura të larta në mbarë botën.

Varrimi i saj në Westminster Abbey më 6 shtator 1997, tërhoqi rreth 3 milion njerëz në Londër, funerali i saj u ndjek nga shumë media botërore televizive me një transmetim të drejtpërdrejt. Fundi i Dianës u mbulua me mister. Dhjetra teori konspirative morën jetë dhe të gjitha dilnin në një përfundim, vrasjen. Edhe sot ende kjo tragjikë grish. Libra dhe filma, komente e aludime, dokumentarë e panoramime vdekje, kanë krijuar atë panoramë ndarjeje me Dianën, princeshën sharmante dhe gruan që bëri kaq shumë për bujarinë dhe humanizmin. 

(Kosova Sot Online)