O’Connell shkoi, ja kush është ambasadori i ri britanik në Kosovë

  • 31 August 2019 - 09:02
O’Connell shkoi, ja kush është ambasadori i ri britanik në Kosovë

Diplomati Nicholas Abbott është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Ai do ta pasojë në këtë detyrë diplomatin e zëshëm britanik Ruairí O’Connell, i cili sot përfundoi mandatin e tij disa vjeçar në Kosovë, shkruan media.

Nicholas Abbott, është diplomat me përvojë dhe i aftë.

O`Connell me rastin e largimit i ka lutur kosovarët që  diplomatit të ri dhe familjës së tij t`i ofrojnë mirëseardhjen e ngrohtë dhe miqësinë që ia falën atij.

“Jam i sigurt se së shpejti do të bëheni miq të ngushtë”, ka porositur O’Connell.

Abbott do ta nis detyrën në fillim të shtatorit.

Britania e Madhe është ndër shtetet kryesore mike të Kosovës e cila ka luajtur rol vendimtar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.  

(Kosova Sot Online)