Piu dhe nxorri sekrete: Jep dorëheqjen asistentja personale e Donald Trump

  • 31 August 2019 - 09:24
Piu dhe nxorri sekrete: Jep dorëheqjen asistentja personale e Donald Trump

Madeleine Westerhout, asistentja personale e presidentit amerikan, Donald Trump është detyruar të japë dorëheqjen e menjëhershme nga pozicioni i saj në Shtëpinë e Bardhë, pas nxjerjes së disa informacioneve të ndjeshme për familjen e tij.

29-vjeçarja ka qenë aty që në ditën e parë të presidencës Trump, por u detyrua të largohet ne momentin që shefi i Shtëpisë së Bardhë mësoi së ajo kishte ndarë disa hollësi delikate mbi familjen e tij, gjatë një darke me gazetarët.

Madeline kishte pirë gjatë mbrëmjes e ishte mburrur me qasjen e saj te presidenti, por kjo nuk e mbrojti nga zemërimi i tij. 29-vjeçarja u detyrua ta linte menjëherë zyrën e saj, e cila ndodhej përballë me atë të Ovale në Krahun perëndimor.

Komentet që nxehën Trump-in ishin bërë gjatë një takimi jozyrtar me një grup reporterësh më herët gjatë muajit në një hotel në New Jersey, gjatë kohës kur presidenti ishte atje me pushime. Madeleine duket se ka përfolur edhe disa transmetuesë televizivë të cilët kërkonin qasje te kreu i shtetit.

Nuk dihet ende sesi kanë shkuar fjalët e saj në veshin e Trump-it, por duket se disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kishin prej kohësh dyshime.

Një prej tyre i tha CBS-it se Madeleine kishte qenë një spiune që në ditën e parë dhe ishte përpjekur ta përdorte afërsinë e saj me presidentin për t’i bërë favore kundërshtarëve të tij.

(Kosova Sot Online)