Policia arreston dy persona në Prishtinë për organizim të lojërave të fatit

  • 31 August 2019 - 11:28
Policia arreston dy persona në Prishtinë për organizim të lojërave të fatit

 Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arresuar dy persona gjatë kontrollit në tri lokacione në kryeqytet.

Sipas policisë në këto lokacione dyshohej se janë duke u zhvilluar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

Nga kontrolla e policisë janë konfiskuar një llaptop, tri shtëpiza kompjuteri, një telefon,  shtatë monitor, 450€ kesh para, katër tiketa të lojërave të ndryshme një biletë për bastore.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)