Arrestohet një person në Pejë pasi sulmoi një të mitur

  • 31 August 2019 - 12:36
Arrestohet një person në Pejë pasi sulmoi një të mitur

Policia e Pejës ka arrestuar mbrëmë një person, në rrugën ‘Enver Hadri’, i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar një të mitur.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)