Vjosa Osmani: Shtetin e kapur do t’ua kthejmë qytetarëve, vetëm vdekja na ndal në këtë rrugëtim

  • 31 August 2019 - 13:16
Vjosa Osmani: Shtetin e kapur do t’ua kthejmë qytetarëve, vetëm vdekja na ndal në këtë rrugëtim

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Mitrovicë.

Nga atje ajo ka thënë se Mitrovica dhe Kosova është e qytetarëve.

“Nga këtu nis rrugëtimi për ndryshim – për ndryshimin historik. Do ta kemi një detyrë: shtetin e kapur nga pushteti t’ua kthejmë qytetarëve. Në këtë rrugëtim mund të na ndal vetëm vdekja”, ka thënë Osmani para bashkëvendësve të saj.

(Kosova Sot Online)