Polonia kërkon vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë

  • 31 August 2019 - 16:13
Polonia kërkon vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha të shtunën se vendi i tij e sheh nevojën për vazhdimin e sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Ai gjithashtu tha se Ukraina duhet të ketë marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione Rusisë për shkak të rolit të saj në konfliktin e Ukrainës lindore.

Sidoqoftë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Rusia duhet t’i bashkohet grupit të G7-ës, nga i cili ishte përjashtuar më 2014 për shkak të aneksimit të Krimesë dhe për dhënie të ndihmës ndaj separatistëve që po luftojnë kundër qeverisë ukrainase.

Në anën tjetër, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e kundërshtoi idenë e Trumpit, duke thënë se tash ka edhe më shumë arsye se më parë për ta lënë Rusinë jashtë këtij grupi.

Polonia nuk ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të ndërtojnë bazë të përhershme ushtarake në këtë vend për shkak të rrezikut nga agresioni rus, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)