Shqiptarja u përdhunua në grup, por gjykata liron 5 agresorët

  • 31 August 2019 - 18:13
Shqiptarja u përdhunua në grup, por gjykata liron 5 agresorët

Rreth dy javë më parë policia italiane kreu disa arrestime në zonën e Corigliano-Rossano.

Arrestimet erdhën pas denoncimit të një gruaje shqiptare, e cila e akuzonte grupin për dhunim dhe përdhunim përgjatë 10 viteve.

Por pas një viti nga denoncimi Gjykata ka lënë të lirë 5 të arrestuarit.

“Gruaja u detyrua të prostituojë veten, t’i nënshtrohet marrëdhënieve seksuale në grup, si dhe praktikave të dhunshme seksuale. Asaj i kërkoheshin shuma të ndryshme parash, duke e kërcënuar me ndarjen e videove në rrjetet sociale”- shkruan media italiane. 

Gruaja, për shkak të dhunës së vazhdueshme kishte përfunduar dy herë në një spital në Romë, duke u justifikuar tek familjarët e saj se kishte një sëmundje që shkaktonte shenja të dukshme në trup.

Sidoqoftë për gjykatën Italiane këto fakte nuk ishin të mjaftueshme për të mbajtur në burg të dyshuarit, duke i lënë ata të lirë.


(Kosova Sot Online)