Edhe në këtë fushatë të LDK’së flitet për vrasjet e zyrtarëve të saj

  • 31 August 2019 - 22:54
Edhe në këtë fushatë të LDK’së flitet për vrasjet e zyrtarëve të saj

Edhe në këtë fushatë elektorale nga LDK-ja do të përmenden vrasjet e zyrtarëve të saj. Madje kjo është vërejtur nga deklarimet e kandidates Vjosa Osmani sot.

Osmani ka thënë se ata do ta formojnë një taskëforcë që do të merret me këto raste, gjë e cila po shihet e mundshme edhe nga njohësit e drejtësisë.

Zyrtarë të LDK’së kanë nisur edhe njëherë t’i japin vëmendje zbardhjes së vrasjeve të zyrtarëve të saj.

Shumë zyrtarë të Lidhjes Demokratike, janë vrarë pas luftës në Kosovë. Deri me tani asnjë nga këto vrasje nuk janë zbardhur.

Ndërsa shumë nga këto viktima pothuajse janë harruar.

Ata kujtohen zakonisht para zgjedhjeve nacionale në Kosovë.

Vrasjet e zyrtarëve të LDK-së, i zuri në gojë edhe kandidatja për kryeministre nga kjo parit Vjosa Osmani.

Madje ajo tha se do të krijojnë një taskforcë që do të merret me hetimin e këtyre rasteve.

“Do të themelojmë një taskëforcë për zbardhjen e këtyre vrasjeve”, ka thënë Vjosa Osmani.

Themelimi i një taskforce të tillë nuk është i pamundur në Kosovë.

Madje këtë e thonë edhe njohësit e sistemit të drejtësisë.

“Këshilli prokurorial i Kosovës ka të drejtë të formojë taskë forcë për fenomeme të ndryshme”, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi

Por, sipas Miftarajt LDK-ja ka pasur rastin që të dëshmojë veten se është e interesuar të zbulojë këto krime.

 ‘Kjo parti ka udhëhequr ministrinë e MPB’së, që ka departamentin për krime të rënda dhe nëse kjo polici e cila është për të zbatuar vendimet e MPB’së, nuk ka ndërmarrë asnjëherë asgjë, fatkeqësisht tregon se ju bien në mend në kohë fushate’, thotë Miftaraj.

Ndërkohë, njohësit e rrethanave politike në vend, thonë se LDK ka pasur mundësinë që edhe në kuvend të nis iniciativa për zbardhjen e këtyre vrasjeve që konsiderohen se janë me motive politike.

 ‘Mund të bëhet me pas efekt elektoral, pasi LDK ka qenë parti parlamentare, dhe ka pasur mundësi që një iniciativë të tillë ta ngritë në Kuvend dhe të kërkojë një dhomë të veçantë të Gjykatë

E ka edhe ta atillë që mendojnë se  vrasjet e pasluftës përdorën edhe për efekte elektorale.

Rasim Alija – Njohës i çështjeve politike

‘Subjektet e tjera politike por edhe vetë LDK, zyrtarët e të cilës janë vrarë e përdorin këtë vazhdimisht si një lloj hambari që gërmohen vota, e sidomos në prag të zgjedhjeve’

Deri me tani nuk ka ndonjë statistikë të saktë, por besohet se rreth 100 anëtarë të LDK’së, janë vrarë për motive politike.

(Kosova Sot Online)