Akuza të rënda për Kadri Veselin dhe PDK-në: Kështu po tallen me kosovarët

  • 01 September 2019 - 07:32
Akuza të rënda për Kadri Veselin dhe PDK-në: Kështu po tallen me kosovarët

Kur kapja e shtetit luftohet me Adem Grabovcin në Këshill Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës....

Analistët politikë dhe ish deputetët e Kuvendit të Kosovës, thonë se është tallje me qytetarët që Kadri Veseli e PDK-ja të flasin për luftim të korrupsionit, kur janë pjesë përbërëse e krimit të organizuar, pasi sipas tyre, kapja e shtetit nuk mund të luftohet kur Adem Grabovci është në Këshill Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe jo vetëm ai, por edhe shumë të inkriminuar thellë në krim të organizuar.

Ish deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku në një prononcim për “Kosova Sot Online” ka hedhur akuza të rënda ndaj PDK-së dhe Kadri Veselin.

Image
Drita Millaku

“PDK-ja është shtëpi e shumë kriminelëve të cilët nën petkun e partisë dhe të luftës e kanë vjedhë këtë shtet deri në pamëshirë duke vjelur jo vetëm atë që është materiale siç është buxheti, por duke prekur edhe vlerat morale dhe duke i përvetësuar ato si pozitat shoqërore të pamerituara dhe statusin e veteranit. Nuk ka mbetur asgjë që nuk kanë vjedhë dhe nuk e kanë keqpërdorë dhe kur mundohesh ti kritikosh në këtë pikë thirren në vlera të luftës bile edhe parti e luftës, pra janë munduar që ta përdhosin edhe luftën duke kërkuar shpëtim prej saj", tha Millaku për “Kosova Sot Online”.

Sipas saj, “Pronto” ka shpërfaqur një segment të të bëmave që Adem Grabovcit dhe krerëve tjerë të kësaj partie, duke u tallur jo vetëm me vlerat e luftës, por edhe me fatin e shtetit dhe të popullit.

"Si mundet një parti të luftojë korrupsionin kur në organet e saj njerëzit më të votuar janë ata që kanë shpikur korrupsionin dhe nepotizmin pas luftës në Kosovë. PDK-ja ka shumë Kadri Vesela dhe Adem Grabovca, andaj deklaratat e tyre për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit janë qesharake “, përfundoi ish deputetja e VV-së, Drita Millaku.

Nga ana tjetër analisti dhe juristi, Blerim Burjani, për "Kosova Sot Online" tha se PDK është subjekti politik me problematik dhe cilësohet si kapës i shtetit.

Image
Blerim Burjani

"PDK nuk ka kuadër profesional të angazhuar në politik përveç servileve të deritashëm, me këtë ganiturë politike kësaj here vështirë ia dal, ky subjekt politik ka kuadër i cili i ka ikur sepse është marrë me servil, partia po vjen duke humbur hapin e angazhimit politik me shumë u shëndrrua në problem se sa me zgjidhje të tyre. Veseli s’po mund te bëhet lider politik, duket edhe fat politik nuk po ka, përderisa Hashimi i ka lan probleme të mëdha, ndërsa Kadriu nuk po mundet të bëjë reformë të brendshme partiake", deklaroi Burjani për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)