Vjen paralajmërimi i rëndë: Kosova do të zbrazet pas zgjedhjeve

  • 01 September 2019 - 07:41
Vjen paralajmërimi i rëndë: Kosova do të zbrazet pas zgjedhjeve

“Vettingun nuk e bëjnë politikanët kriminelë”

Sipas analistëve, Kosova ka nevojë urgjente që t’i nënshtrohet procesit të Vetting-ut, pothuajse në të gjitha fushat në Kosovë. Analustët paralajmërojnë se listat zgjedhore do të jenë përplot me njerëz të harxhuar të akuzuar dhe në procese gjyqësore, pasi partitë politikë nuk kanë guximin që të largojnë të "fortit" nga partitë e tyre që janë të përfshirë në krime të ndryshme.

Analisti politik, Faik Krasniqi tha për “Kosova Sot Online” se në këto rrethana dhe me këtë klasë politike të kriminalizuar, assesi nuk bën të fillojë Vettingu.

Image
Faik Krasniqi

"Kriminelët do ta pastronin politiken e gjyqësorin nga kriminelët. Do të ishte një goditje e rendë për shtetin dhe qytetarët e saj, sepse këta do godisnin njerëzit që shihen pengesë për ta. Qëllimi i shumicës së partive në Kosovë është pushteti, dhe jo shteti dhe qytetarët e saj. Edhe nëse i largojnë disa prej të fortëve, ata do të zëvendësohen me prurjet e reja si këngëtare, aktore, valltare e floktare", tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Krasniqi shtoi se skena politike është banalizuar me aderimet qesharake qe kanë ndodhur nëpër parti të ndryshme. 

“Është banalizuar nga njerëz të pa vlerë, intelektualët detyrohen ta lëshojnë vendin për shkak të këtyre krimineleve. Asgjë nuk pritet nga legjislatura e re. gjysma e Parlamentit do të mbushët me komik, e gjysma tjetër me horra dhe tek-tukë me intelektual. Kosova pas zgjedhjeve do të zbrazët me të madhe, dhe ky është rezultati”, përfundoi analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)