Tomë Gashi paralajmëron fundin e Hashim Thaçit

  • 01 September 2019 - 07:59
Tomë Gashi paralajmëron fundin e Hashim Thaçit

Avokati i njohur, Tomë Gashi tregon pse dhe si mund të shkarkohet Hashim Thaçi nga posti i presidentit...

Kandidatja e Lidhjes Demokratike për postin e kryeministri, Vjosa Osmani ka deklaruar se nëse ajo dhe partia e saj fitojnë zgjedhjet, do ta shkarkojnë Hashim Thaçin nga posti i presidentit.

Gjithashtu përkrahje ka marr edhe nga partia e saj, ku ish-deputeti Anton Quni ka thënë se nuk do lënë gurë pa lëvizur për ta shkarkuar.

E në këtë pikë janë dakord edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka paralajmëruar shkarkimin e Thaçit

Po sa a ka gjasa që të ndodhë një shkarkim i Thaçit, në rast se fitojnë shumicën Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV)?

Lidhur me këtë, për "Kosova Sot Online" ka folur avokati i njohur, Tomë Gashi.

Sipas Gashit, nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës bëjnë marrëveshje parazgjedhore, siç ka potencuar ai, do t’i fitojnë zgjedhjet pa asnjë problem, dhe mund ta nisin procesin për shkarkimin e Thaçit nga posti i Presidentit.

“Fitorja do te jetë 100% e sigurt sa qe qytetarët ende pa dal për te votuar me 6 tetor do ta dinë fituesin absolut të zgjedhjeve. Me këtë koalicioni LVV dhe LDK do të kenë mbi 60 deputet dhe duke marr parasysh pakënaqësitë me punën e presidentit Thaçi , posaçërisht me idetë e tij për ndryshim katastrofal të kufijve të Kosovës e me të cilat ide kancerogjene për shtetin e Kosovës", tha avokati Gashi për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, gati sa u anulua edhe pavarësia e Kosovës, e cila është pranuar nga mbi 115 shtete. 

"E që pas këtyre ideve vetëvrasëse për shtetin e Kosovës, mbi 15 shtete kanë tërheq njohje e Kosovës dhe asnjë shtet më nuk e ka pranuar Kosovën shtet të pavarur", shtoi ai.

Për fund, Gashi tha se LDK dhe Vetëvendosje, së bashku me pjesëtarët e partive të tjera që haptas shfaqin pakënaqësi për punën e presidentit Thaçi, do ta kenë shumicën absolute në Kuvend dhe mundet fare lehtë ta shkarkojnë Thaçin si president.

"Dhe me këtë do të ishte faktikisht thuajse fundi i jetës politike të Thaçi, por mund të ketë edhe ide të tjera të cilat ne nuk i dimë. Posaçërisht pasi që LDK i ka mundësuar Thaçit të bëhet president me rastin e votimit të tij në parlament të Kosovës. Vetëm Kuvendi i Kosovës mund të zgjedh president, po i njëjti parlament fare lehtë me votim të 80 deputeteve munde të shkarkoj edhe presidentin për shkelje të rënda të kushtetutës", përfundoi Gashi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)