Kosnett i gëzohet emërimit të Palmer si emisar i ri për Ballkan

  • 01 September 2019 - 10:14
Kosnett i gëzohet emërimit të Palmer si emisar i ri për Ballkan

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se është i lumtur që shoku dhe kolegu i tij Matthew Palmer, është emëruar Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Kosnett ka thënë se kjo është një shenjë e angazhimit amerikan që në mënyrë diplomatike të arrihet paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin origjinal të Ambasadorit Amerikan në Twitter.

(Kosova Sot Online)