Dështimi LDK-VV, paralajmërimi: Ky do të jetë koalicioni ri që e formon qeverinë

  • 01 September 2019 - 10:55
Dështimi LDK-VV, paralajmërimi: Ky do të jetë koalicioni ri që e formon qeverinë

Albin Kurti ka treguar servilizëm ndaj LDK-së. Ja pse Vjosa Osmani nuk do të jetë kryeministre e Kosovës...

Edhe pse patën shumë takime në mes veti Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk u dakorduan që lidhin koalicion parazgjedhor, duke vendosur që të vetme të shkojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

E lidhur me dështimin e koalicionit mes LDK-së dhe Vetëvendosje, për “Kosova Sot Online”, ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Mustafë Kadriaj.

Sipas Kadriajt, Albin Kurti është treguar njeri servil karshi kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Image
Mustafë Kadriaj

"Së pari një bashkim i LVV-së dhe LDK-së ka qen i panatyrshëm për nga ideologjia edhe me absurd për shkak të kaluarës ku mund të kujtojmë opinionit hedhja me gur e aktivisteve të LVV-së në shtëpinë e liderit të LDK-së Isa Mustafa ku në këtë rast Albin Kurti ka treguar servilizëm para Isa Mustafës me shkrepjen e fotove gjatë këtyre ditëve dhe para elektoratit dëshmoi që nuk ka qëllim ndryshimin por pushtetin e aq më shumë gjatë kësaj kohe vetëm çka e ka dëmtuar kauzën e LVV-së dhe i nënçmuar të gjitha ata aktivist të cilët janë rrahur dhe janë burgosur pikërisht kur ka qenë Isa Mustafa kryeministër", tha Kadriaj për “Kosova Sot Online”. 

Më tej, ai ka thënë se duke marrë për bazë që qeveria e ardhshme do të ketë barrën e mbylljes së maratonës së bisedimeve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshje, qeveria e ardhshme do të jetë LDK, PDK dhe Nisma. Sipas tij, faktori ndërkombëtar nuk do t’ia lejojë edhe një mandat të jetë Albin Kurti kryeministër.

"Me këtë vlerësoi që qeveria e ardhshme do të jetë LDK, PDK dhe Nisma, ndërsa kryeministër do të varët secila nga këto parti do të del fituese e zgjedhjeve PDK apo LDK, e them këtë sepse për të ratifikuar marrëveshjen Kosove Serbi duhet 2/3e deputetëve kështu që edhe disponimi i faktorit ndërkombëtar do të jetë për këtë formulë Qeverisë sepse pa marrë akuzat e ndërsjellta në mes LDK-së dhe PDK-së në bashkëqeverisje kanë shtyre disa procese për Kosovën dhe njëherit koalicioni LDK, PDK dhe NISMA do të i jep edhe një mandat presidentit Thaçi si president i vendit për shkak të influencës së tij në këto dy subjekte", ka deklaruar Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

Ai ka vlerësuar se edhe nëse do të jetë kryeministri nga radhët e LDK-së, sipas tij, në asnjë kombinim nuk e sheh Vjosa Osmanin kryeministre, pasi struktura nuk ia lënë meritat një gruaje që ia kthen fitoren LDK-së.

“Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe orientimi i Kosovës drejtë BE-së, duhet të mendohet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie. Partitë politike deklarimet për parime dhe vija të kuqe dhe me deklarata patriotike e përdorin si karrem për votë tek qytetari që për fat jo të mirë në realitetin e Ballkanit ende i gëlltit elektorati”, përfundoi Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)