Shefi i negociatave i BE-së refuzon kërkesat e Britanisë për Brexit-in

  • 01 September 2019 - 11:11
Shefi i negociatave i BE-së refuzon kërkesat e Britanisë për Brexit-in

Udhëheqësi i negociatave nga Bashkimi Evropian për Brexit-in, Michel Barnier, i ka refuzuar kërkesat e kryeministrit britanik, Boris Johnson, për t’i shmangur kontrollet kufitare me Irlandën.

Barnier tha se marrëveshja e nënshkruar më parë lidhur me kontrollet kufitare me Irlandën është fleksibiliteti maksimal që mund ta ofrojë Bashkimi Evropian për Britaninë e Madhe.

Kryeministri britanik ka kërkuar më parë që marrëveshja me Bashkimin Evropian duhet të prishet, nëse vendi detyrohet ta shmangë Brexit-in pa marrëveshje. 

Komentet e tij erdhën pasi disa deputetë, të cilët e kundërshtojnë Brexit-in pa marrëveshje, kanë paralajmëruar se do të marrin masa në kuvend javën e ardhshme.

Marrëveshja për kufirin me Irlandën është pjesë e marrëveshjes së përgjithshme mes Brukselit dhe ish-kryeministres britanike, Theresa May. Kjo marrëveshje është refuzuar tri herë nga deputetët britanikë.

Në anën tjetër, kryeministri britanik, Boris Johnson, është duke u përpjekur ta bindë Bashkimin Evropian për arritjen e marrëveshjes së re, në të kundërtën do ta largojë vendin e tij nga BE-ja edhe pa marrëveshje, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)